English

Korce: Vriten Dy Shtetas Ne Pojan, Polcia Jep 3 Milione Leke Per Informatorin E Vrasesit

KORCE, 12 korrik / ATSH- Behar Fejzulla / - Në fshatin Pojan, rreth 13 km larg Korçës, sot në të gdhirë, u goditën me arme zjarri dy banorë, një prej të cilëve, mbeti i vdekur në vend, ndërsa tjetri më pas, në spitalin e qytetit. Zëdhënësja e Dejtorisë së Policisë Korçë, Eftjola Kacorri, bëri të ditur për ATSH-në, se "persona te panjohur pasi qelluan me bresheri automatiku pronarin e lokalit te fshatit, Altin Liçollari dhe shtetasin Arben Micaj dhe me pas u larguan". Ndërsa i pari, Altin Liçollari 34 vjeç vdiq në vend, Arben Micaj, 40 vjeç edhe pse u transportua në spital, vdiq nga plagët në orët e para të ditës, thanë burimet. Policia në vendngjarje ka mbledhur provat e nevojshme të krimit, por duke qenë shumë herrët, autorët deri tani nuk janë identifikuar. Policia e Korçës ka dhënë një shumë prej 3 milion lekë për këdo që jep informacion për autorët e krimit. /a.ke/
KOMENTE