English

Kryeministri: Shqipëria dixhitale, së shpejti pronat në një regjistër elektronik

Tiranë, 12 Korrik, NOA Update – “Do ndiheshim shumë të lehtësuar nëse të gjitha shërbimet do t’i kishim të përqendruara në një sportel të vetëm, sikundër edhe regjistri i pronave të ishte i elektronizuar”.

Me këto fjalë, kryeministri Berisha vijoi diskutimin e tij gjatë një konference të agjencisë së Prokurimeve Publike, duke parashtruar faktin se projekti i Shqipërisë dixhitale është kthyer tashmë në një sfidë për qeverinë që ai drejton.

Sipas Berishës, këtu futet edhe projekti për kthimin e regjistrit të pronave në elektronik, si edhe të gjitha listimet në tërësi në Shqipëri, të kthehen në elektronike.

“Zbatimi me seriozitet i reformave jep rezultatet në mënyrë të pashmangshme. Dhe për administratën është domosdoshmëri aplikimi i procedurave elektronike. Ne duam të kemi në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet në mbarë Shqipërinë. Kjo kërkon përkushtimin tonë, atë përkushtim që treguan punonjësit e AKKP-së dhe Qendrës së Regjistrimit të Biznesit”, pohoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE