English

Meksikë: Pesë Të Vdekur Gjenden Në Një Autovetur Në Monterrey

MEXICO, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Pesë viktima, njërit prej të cilëve i ishte prerë koka, u gjetën në një autoveturë të braktisur në Monterrey, qyteti verilindor dhe i treti i Meksikës, njoftoi sot një burim i autoriteteve lokale. ''Trupat shoqëroheshin nga një mesazh kërcënues që i drejtohej në bande të njohur kriminale", deklaroi për AFP një përfaqësues i administratës gjyqësore rajonale, pa bërë publik emrin e bandës. Dje, tre të dyshuar u vranë nga trupat policore në një shkëmbim zjarr në qendër të Monterrey. Monterrey, kryeqyteti industrial i Meksikës popullohet nga 4 milionë banorë, njihet si zonë përleshjesh mesa bandave si pasojë e rivalitetit mes kartelit të përgjakshëm të Gjirit, një ndër më të rrezikshmet në vend dhe "Zetas", rivalë të kartelit./ /i.p/
KOMENTE