English

Ndërron Jetë Mjeku Arqile Boti

TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.- Mjeku i njohur popullor, Arqile Boti, 71 vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. I lindur në Dropull më 22 mars 1939 ai u diplomua në fillim të viteve '60 për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Tiranës. Mjeku Boti u bë i njohur në mbarë vendin në ushtrimin e mjekësisë alternative, ku siç shprehej ai 75% e sëmundjeve mund të kurohen duke praktikuar këtë mjekësi. Ceremonia e varrimit e mjekut Arqile Boti, sipas amanetit të tij, do të zhvillohet nesër në fshatin Bularat të Dropullit./ a.s/f.n/
KOMENTE