Një Valë Të Nxehti Përfshin Gjermaninë
BERLIN, 12 korrik /ATSH-MIA/ - Temperatura jashtëzakonisht të larta kanë përfshirë ditët e fundit Gjermaninë, ku në Berlin temperatura arriti në 38,8 gradë Celsius, ndërkohë që në Potsdam ishte 39,1 gradë Celsius.
Meteorologët regjistruan rekord të ri të temperaturave në kryeqytetin e Gjermanisë, ku një valë e tillë e ngrohtë nuk është vërejtur nga 11 korriku i vitit 1959, por edhe atëherë temperatura ishte 1,0 gradë Celsiu më pak.
Për shkak të motit të nxehtë gjermanët kohën e tyre të lirë e kalojnë pranë pishinave.
Sipas parashikimeve sot pasdite në Gjermani do të ketë mot të keq, ndërsa temperaturat do të ulen deri 30 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën dhe të enjten sërish do të rriten prej 34 deri në 38 gradë Celsius./
a.jor.