Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 12 Korrik/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
VRASËS ME PAGESË PËR EKZEKUTIMIN E KONOMIT
Zbardhet dosja e vitit 2002, si i vuri Franc Konomi gjobë 100 mijë dollarë biznesmenit shqitaro-maqedonas. Dënimi me 3 vjet e gjysëm burg dhe bashkëpunimi me Flamur Reçin. Policia çon për ekspertizë gëzhojat, merren në pyetje familjarët dhe miqtë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Diploma e dytë, tarifat e shkollimit për të gjitha degët.
Eksperti britanik, sot në Kuvend për ligjin e SHISH.
Holanda në lot, Spanja shpalle kampione e Botës.
Gazeta "Koha Jonë"
PRONAT, SKEMË E RE PËR REGJISTRIMIN
Mazhoranca kërkon amendimin e ligjit të pronave, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi i shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Deputeti demokrat Eduard Halimi, propozon që titujt e pronësisë të jepen në një objekt të vetëm. Drafti përfshin përfundimin e regjstrimit elektronik të pronave. ZQRPP publikon numra telefoni për denoncime.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Opozita/ Bojkot socialist për zgjedhjen e kreut të PS në Tiranë.
Masakra/ Berisha - Meta: "Srebrenica" të mos mbetet pa ndëshkim.
Konsullatat/ Pasaportat biometrike, tani dhe në Greqi dhe Itali.
Gazeta "Shqip"
SHTYHEN PUNIMET E KUVENDIT, ÇËSHTJET E NXEHTA NË DISKUTIM
Deri më 26 korrik do të kalojë ligji për SHISH-in, buxheti dhe emërimi i gjyqtarëve dhe ambasadorëve.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Policia gjen mikeshën e Franc Konomit.
Emigrantët mund t'i tërheqin pasaportat edhe në kosullata.
Pjerin Ndreu merr drejtimin e Degës së Partisë Socialiste të Tiranës.
Gazeta "Panorama"
BUXHETI I RI 2010/ SHKURTOHET FONDI PËR TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT
Intervistë me drejtorin e AKKP/ Shkurtimet e buxhetit kanë prekur edhe fondin e kompensimit të pronarëve dhe ish-të përndjekurve.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Dëshmia e mikeshës për atentatin, Policia: Franc Konomi u qëllua me 14 plumba 9 milimetër.
Topi në Theth, promovim në luginën ku natyra ka ngritur çadrën.
Urdhri, jo femra me veshje seksi në KRRTRSH.
Gazeta "Shekulli"
ZGJEDHJET, KRERËT E RINJ TË PS NË RRETHE
Rezultatet përfundimtare, lista e fituesve të zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Pjerin Ndreu bëhet kreu i Tiranës. Asambleja Kombëtare drejt votbesimit, kalon numri 161 të vendosur në statut.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Omari/ Berisha do të kontrollojë gjykatat.
Letrat e të dënuarit për Enver Hoxhën.
Pacientët e onkologjikut pa ilaçe, problem ligji i prokurimeve.
Gazeta "Mapo"
KUVENDI VË NËN KONTROLL SHISH, ZBULOHET LIGJI I PLOTË
Drafti i plotë që i hap dyert e SHISH për Parlamentin. Inspektimet e papritura dhe detyrimi i operatorëve celularë për të zbardhur para deputetëve urdhrat e marrë nga Shërbimi Sekret.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Hapja e kutive, PD propozon Strasburgun.
Vrasja e Franc Konomit, hetim pronave në Tiranë.
Gazeta "Integrimi"
RRITJA E PAGAVE DHE PENSIONEVE/ FILLORETA KODRA: U REALIZUA NJË PREJ PREMTIMEVE TË MËDHA TË LSI
Nënkryetarja e LSI-së: Rritja e pagave si burim i mirëqënies së qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet i LSI-së dhe i qeverisë së koalicionit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Meta, homazhe për viktimat e masakrës së Srebrenicës
Hanes Svoboda: Partitë të nisin punën për reformën zgjedhore.
/gj.m/