Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 12 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
- KOSOVA KA KAPACITETE PËR VENDOSJEN E NJËSIVE SPECIALE NË VERI - Përderisa deputeti Rrustam Mustafa mendon se "Kosova ka kapacitete që të dërgojë njesite speciale në veri të vendit dhe se "EULEX-i është i ndërtuar që të verë rend dhe ligj në vendin tonë", analisti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, konsideron se veriu i Kosovës "duhet të mbrohet nga ndarja me mjete politike dhe policore". Liderë nga Lugina e Preshevës ia rikujtojnë Serbisë forcat e saj të shumta policore të vendosura në këtë rajon.
Tituj të tjerë:
-BE: Ndarja e Kosovës s'është në rend të ditës
-Rexhepi: Të mos ndahet Kosova, por Serbia
-Rehatimi i Ballkanit
-Skendraj dhe Prizreni përfituesit e mëdhenj të buxhetit
-Spanja kampione
-"Mishërimi i 'Vetëvendosjes" me protestën
-AKR: Kosova s'ka vizion për zhvillim ekonomik
Foto lajmi:
Përderisa rrugët e Kosovës duken të zbrazëta nga vapa që ka marrë hov në këtë fillim të korrikut, plazhet e Shqipërisë, si ky i Durrësit, janë vërshuar nga pushuesit. Hapja e autostradës e ka kthyer bregdetin shqiptar si cak të domosdoshëm pushimi për kosovarët, qoftë vetëm për fundjavë, qoftë për pushime më të gjata
"Bota Sot"
DERI KUR MË KËSHTU, "BOLL MA" ME UNMIK-un! - Pse po lejohet përfaqësimi i Zanierit në samitet ndërkombëtare?
Tituj të tjerë:
-Rexhepi porosit Tadiçin, mos u përziej në punët e Kosovës - Policia e Kosovës do t'i arrestojë kriminelët
-Veriu aty ku nuk sundon ligji e drejtësia
-Integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë - Editoriali
-PSHDK-ja është parti shqiptare me vlera evropiane
"Express"
THAÇI E DJUKANOVIC DREKË NË BUDVË - Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryeministri Milo Djukanovic kanë pasur një drekë të përbashkët, të dielën, në Budvë. Ata diskutuan për raportet bilaterale, bashkëpunimin rajonal, si dhe për demarkacionin e vijës kufitare mes dy shteteve. Dreka u shtrua, një ditë pas vizitës së Ptresidentit Boris Tadic në Mal të Zi. (Milo Gjukanoviq)
Tituj të tjerë:
-Ndryshimet e radhës - Pas Ministrave dhe Zëvendësministrave, Qeveria do t'i ndërrojë edhe Sekretarët Permanentë.
-Hetimet në Polici
-Shteti i suksesshëm dhe respekti për Tony Blairin
-Bota është e tyre - Furia e Kuqe nuk u ndal derisa ngriti Trofeun.
"Zëri"
KQZ SHKEL LIGJIN - Edhe dhjetë muaj pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2009, KQZ nuk ka shpallur tenderin për auditimin e partive politike
Tituj të tjerë:
-Obama: Të arrestohet Mlladiqi
-Thaçi e Gjukanoviq takohen në Budvë
-Spanja, kampione e botës
-Kujt t'i besohet - Qeveria e Kosovës deklaron se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 6%, ndërsa për FMN 4.3 %
-Bosnja përkujton masakrën e Srebrenicës
"Lajm"
SPANJA KAMPIONE
Tituj të tjerë:
DioGuardi: Shqiptarët, shpëtimtarë të hebrenjve
-Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë i forcojnë lidhjet në fushën e energjisë - "Autostradë" energjetike
-Deputetët e pavarur ankohen se kanë pak ndikim në vendimmarrje - Të zhurmshëm
-Ministria e Arsimit parasheh futjen e gjuhës serbe si gjuhë alternative në plan-programet mësimore - Ende herët për serbishten
"Infopress"
JAVË E SUKSESSHME PËR KOSOVËN - Analistët i vlerësojnë pozitivisht zhvillimet politike ndërkombëtare për Kosovën
Tituj të tjerë:
-PD mbështet Rexhepin
-Ndarja s'është në agjendën e BE-së
-Spanja në histori, kampione e botës
-Opinioni i GJND-së pritet me optimizëm
-Më pak krime të rënda
"Tribuna shqiptare"
BE MË UNIKE PAS GJND-së - Intervistë me deputetin solloven Jelko Kacin
Tituj të tjerë:
-Tiranë - LSI e kënaqur me koalicionin - Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson bashkëqeverisjen e deritashme me Partinë Demokratike
-Prishtinë - Fitzgerald të martën në Kosovë
-Shkup - PDSH jashtë parlamentit
-Kosova në sytë e amerikanëve - Kudo ndërtohet
-Tension dhe qetësi! - Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë thonë se tash gjendja në veri është e qetë.
"Epoka e Re"
KOHA PËR SPECIALËT - Përfaqësues të partive politike opozitare dhe ekspertë të sigurisë i kanë dhënë mbështetje ministrit Bajram Rexhepi për dërgimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri
Tituj të tjerë:
-Sejdu u drejtohet deputetëve
-Masakra që tronditi botën
-Zgjerohen horizontet e dijes
-EULEX-i ia liron objektin Ministrisë së FSK-së?
-Spanja kampione e botës
"Kosova Sot"
INTELIGJENCA, 1 MILION EURO MË PAK - Agjencia Kosovare e Inteligjencës në skanerin e Komisionit Parlamentar
Tituj të tjerë:
-Editoriali - Bisedime, por jo për status
-BE: Ndarja nuk është në rend dite
-Tregtia me diplomat universitare mund të eksportohet në Kosovë
-Antikorrupsioni dërgon 43 lëndë në Gjykatë
-Iniesta "shkruan" historinë e Spanjës /a.ke/