Duke investuar nga dhjetë euro në të gjitha parashikimet e gjetura saktësisht nga oktapodi orakulli këtij botërori, mund të ishte arritur një shifër fituese e rëndësishme.
Gjatë zhvillimit të këtij Botërori në Afrikën e Jugut, në fakt, Paul arrit të gjente të gjitha ndeshjes e Gjermanisë, madje ka arritur të japë saktësinë e tij dhe në finalen e fituar nga Spanja.
Ja pse duke i dhënë pak besim atij, një bastexhi do të kishte mundësinë për të fituar një shumë të mirë parash.
Duke vënë dhjetë euro në parashikimin e tij të parë dhe më pas me shumën e fituar të vendoseshin parashikimet e tjera me radhë, atëherë një person do të kishte fituar më shumë se 6 mijë euro ose më saktësisht 6 mijë e 300 euro.
r.b/NOA