English

Pogradec, Vret Aksidentalisht Fëmijën 1 Vjeç Me Kamionçinë

POGRADEC, 12 Korrik /ATSH- Behar Fejzulla /.- Një 38 vjeçar nga një fshat i largët i Pogradecit ka shtypur aksidentalisht fëmijën e tij 1 vjeçar me automjetin e tij. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë i rrethit të Pogradecit, ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Proptisht, kur shtetasi Flamur Kllogjeri, 38 vjeç, lindur dhe banues në këtë fshat, duke ecur indietro me automjetin e tij, tip "Wolkswagen", ka aksidentuar për vdekje djalin e tij një vjeçar, H.K, i cili qëndronte prapa automjetit. Autori i aksidentit, edhe pse ne gjendje të rendë psikologjike, ka dhene shpjegime para policise për shkaqet e këtij aksidenti. Policia, pas kryerjes së veprimeve hetimore ne vendngjarje, ka vendosur ndjekjen në gjendje të lirë të autorit të kësaj ngjarjeje per vepren penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor"./s.s./
KOMENTE