Polanski - Bashkëshortja Emmanuelle Seigner: Është Fundi I Një Makthi
PARIS, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - "Është fundi i një makthi", deklaroi sot aktorja dhe këngëtarja Emmanuelle Seigner, bashkëshortja e regjisorit franko-polak Roman Polanski, duke komentuar vendimin e sotëm të drejtësisë zvicerane për mos të ekstraduar bashkëshortin e saj drejt Shteteve të Bashkuara. "Jam mjaft e lumtur për lajmin e lirimit të bashkëshortit tim. Për fëmijët dhe mua është fundi i një makthi që zgjati më shumë se nëntë muaj", thekson Seigner në një komunikatë dërguar agjencisë "France Presse".
"Do të përpiqemi të rinisim një jetë normale familjare, mbi të gjitha për fëmijët e mijë që nuk i meritonin këto vuajtje", shton Seigner.
/e.v/