Polanski - Shba E Zhgënjyer, Do Të Vazhdojnë Të Kërkojnë Drejtësi
NJU JORK, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara "janë zhgënjyer dhe do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi pas vendimit për mos ekstradimin e Roman Polanskit", deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley.
"Jemi të zhgënjyer sepse përdhunimi i një vajze 13 vjeçare nga ana e një të rrituri është një krim. Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për këtë çështje dhe do të studiojmë mundësitë", shtoi ai.
/e.v/