English

Prefekti i Dibrës përgënjeshtron artikullin e “Zërit të Popullit”

Dibër, 12 korrik, NOA - Prefekti i Dibrës, Xhaferr Seiti përgënjeshtroi sot një artikull të botuar pak ditë më parë në gazetën “Zëri i Popullit” me titull “Skandali me minierat, ja shkresat që nxjerrin zbuluar korrupsionin që kërcënon jetë”.

Në një letër drejtuar redaksisë së gazetës “Zëri i Popullit”, prefekti i Dibrës i konsideron shpifje ato çka janë publikuar në artikullin e datës 6 korrik, dhe thekson se qëndrimet e tij si prefekt kanë qenë të hapura, dhe se mbledhjet e Task Forcës së prefekturës janë zhvilluar në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës.

Në një paragraf të letrës prefekti i Dibrës, shkruan se “pas një mori shpifjesh për ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, vërsuleni edhe ndaj meje si prefekt, ndërsa pa marrë askush takim me mua, në gazetën tuaj, shkruani se unë, prefekti i Dibrës, paskam kritikuar fort politikat e ndjekura nga METE, lidhjet e dyshimta mes pronarëve të disa subjekteve me drejtues të këtij dikasteri e të tjera”.

Prefekti i Dibrës i kujton drejtuesve të gazetës Zëri i Popullit se “shpifje të kësaj natyre përbëjnë vepër penale dhe nuk është mirë që gazeta më e madhe opozitare të abuzojë me premtimin e kryeministrit, për të mos denoncuar gazetarët”.

mit/NOA
KOMENTE