Rajon - Ivanov: Takimet Gruevski-Papanderu Alternativë Për Nivel Besimi Dypalësh
SHKUP, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Disa takime frekuente mes kryeministrit maqedonas dhe Nikolla Gruevski dhe homologut të tij grek Jorgo Papandreu, mund të ndikojnë në krijimin e një ''niveli besimi'' nga ku mund të rezultojë një "zgjidhje e pranueshme" mbi emrin e Maqedonisë, deklaroi sot presidenti maqedonas.
''Takimet, mes kryeministrave pas marrjes nga Jogro Papandreu të detyrës së kryeministrit të Greqisë në vjeshtë të vitit 2009, kanë mundësuar alternativën për krijimin e ''një niveli besimi'' mes dy zyrtarëve'', u shpreh kreu i shteti maqedonas, George Ivanov.
"Me krijimin e besimit, mund të arrihet në një zgjidhje të pranueshme nga palët , lidhur me problemin e emrit të Maqedonisë, që ka tendosur marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës përgjatë më tepër se 20 vjetëve'', theksoi ai.
Gruevski dhe Papandreu zhvilluan një takim me dy kahe, fillimisht në Bruksel dhe më pas në Stamboll./
/i.p/