Athinë, 12 Korrik, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Greqi, ku do të marrë pjesë në takimin e Internacionales Socialiste, caktuar për krizën ekonomike botërore.
Në takimin që zhvillohet në ishullin Poros afër Selanikut, bëhet me dije se Rama do të takohet me sekretarin e PASOK-ut, Sokratis Xindis, ndërsa forumi ekonomik i Internacionales Socialiste drejtohet nga kryeministri i Greqisë, Jorgos Papndreu.
Mediat greke shkruajnë se qëllimi i takimit është analizimi i situatës ekonomike, ndërsa punimet e forumit kanë nisur dje dhe në të janë ftuar ekspertë të ekonomisë dhe fitues të çmimit “Nobel” për financat ndërkombëtare.
Bëhet me dijeni se aktiviteti shërben edhe për të krijuar një linjë ekonomike gjithë-përfshirëse për partitë që janë pjesë e Internacionales Socialiste.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në këtë vizitë së bashku me dy deputetët e PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla, si dhe me kryetarin e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Pas takimit me sekretarin e PASOK, thuhet se Rama do të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.
n.e/NOA