English

Rama, Vizite Kater Ditore Në Greqi

TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot në Athinë, në kuadrin e një turi 4 ditor në këtë vend, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PASOK-ut që qeveris Greqinë. Zëdhënësja e PS-së bëri të ditur se gjatë këtij takimi, Rama falënderoi krerët e PASOK-ut për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Socialiste, por edhe kauzës së shqiptarëve për integrimin europian dhe liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër, Rama e cilësoi si një hap historik të drejtën e votës që për herë të parë qeveria e Papandreut ua siguron edhe emigrantëve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi greke. Nga ana e tyre, drejtuesit e lartë të PASOK shprehën mbështetjen e tyre për PS-në dhe uruan qe kriza politike dhe institucionale në Shqipëri të zgjidhet së shpejti përmes dialogut që ka në themel transparencën. /s.s./
KOMENTE