English

Sejdiu: Kosova Cdo Dite E Me Shume Po E Nderton Shtetesine

PRISHTINË, 12 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po e ndërton shtetësinë dhe po punon për thellimin e marrëdhënieve me institucionet, organizatat dhe aleatët e saj kudo në botë, tha Presidenti Fatmir Sejdiu sot në fjalimin vjetor në Parlament. "Deri tani kemi njohjen nga 69 shtete dhe kemi ndërtuar një rrjet diplomatik solid, i cili po kryen punë të mirë për ndërtimin e imazhit dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës nëpër botë", tha ai. "Duhet të konstatoj se edhe këtë vit, fatkeqësisht, Serbia po e vazhdon qasjen destruktive, me qëllim që të parandalojë njohjen e mëtejme të Kosovës", shtoi Sejdiu, duke shprehur bindjen se ky proces nuk mund të parandalohet dhe është krejtësisht i pakthyeshëm. Sejdiu i shprehu mirënjohjen e thellë shteteve që kanë mbështetur që në fillim pavarësinë, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, Zvicran, Arabia Saudite, Jordania, Holanda, Irlanda, Maldivet,etj, duke thënë se "këto shtete, me të cilat ne kemi punuar ngushtë, bashkë me shumë miq të tjerë të Kosovës, po vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm shtetin tonë ri"./a.ke/
KOMENTE