Serbia Dhe Turqia Nënshkruajnë Marrëveshjen Për Ndërtimin E Autostradës Beograd-Mali I Zi
BEOGRAD, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Serbia dhe Turqia nënshkruan, me rastin e një vizite në Beograd të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, një marrëveshje në kuadër të ndërtimit nga kompanitë turke të një autostrade që do të lidhë Beogradin me Malin e Zi, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, Beta.
Marrëveshja që u nënshkrua nga shefi i diplomacisë turke dhe ministrja serbe e Planit të Investimit Kombëtar, Verica Kalanovic, mundëson pjesëmarrjen e kompanive turke në ndërtimin e kësaj autostrade që do të lidhë Serbinë me Malin e Zi.
Disa ditë më parë, Davutoglu nënshkroi me homologun serb, Vuk Jeremic një marrëveshje për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e dy vendeve.
Erdogan dhe homologu serb Mirko Cvetkoviç konstatuan nevojën për vazhdimin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve./
/ec/ a.jor.