English

Shba - Një Telefonatë E Chapmanit Shpejtoi Arrestimet E Spiunëve Rusë

UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Autoritetet amerikane vendosën të përshpejtojnë arrestimin e 10 spiunëve në SHBA pas një telefonate në fund të muajit qershor nga figura emblematike e kësaj çështjeje, Anna Chapman bërë babait të saj në Moskë, njoftoi dje ''Washington Post''. Sipas burimeve anonime pranë shërbimeve sekrete amerikane, cituar nga e përditshmja, Anna Chapman i ka telefonuar më 26 qershor babait të saj , një ish-agjent i KGB-së. Telefonata u përgjua nga autoritetet amerikane. Anna Chapman, 28 vjeç, bën pjesë në 10 spiunët rusë që u dërguan nga SHBA-ja në Rusi në kuadër të një këmbimi historik të spiunëve mes dy vendeve. Sipas të përditshmes, autoritetet amerikane kishin planifikuar në mes të muajit qershor arrestimin e katër çifteve, nën vëzhgimin e FBI që prej disa vitesh gjithashtu dhe të Anna Chapman dhe një rusi tjetër, Mihail Semenov, në SHBA që prej disa muajsh./ /ec/ a.jor.
KOMENTE