English

Soft News/Futboll - Morales Përgëzon Spanjën Dhe Shpreh Habi Për ''Oktapodin Pol''

LA PAZ, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti bolivian, Evo Morales përgëzoi sot Spanjën për titullin e Kampionëve të Botës në futboll dhe deklaroi habinë e tij lidhur me fenomenin ''Pol oktapodi'', i cili parashikoi me sukses rezultatet e shumë takimeve të Botërorit 2010, ndër të cilat edhe ndeshjen finale. "Spanja është kampione bote për herë të parë. Kush nuk do të donte të ishte në vendin e saj në këto momente? I urojmë, sigurisht. Tani botërori mbaroi, të gjithë në punë", deklaroi Morales gjatë një konference shtypi. "Për përmirësim, në të gjitha veprimtaritë, duhen investime. Spanja ka investuar dhe rrjedhimisht është në rangun e parë botëror të futbollit", theksoi presidenti bolivian, i cili i përcaktoi veten si një "kritik futbolli". Morales, i cili ndoqi dje finalen e botërorit në shoqërinë e ambasadorit spanjoll në La Paz, Ramon Santos, u shpreh pas ndeshjes ''shumë i habitur'' me shkencën e përcaktimit sportiv të ''Pol oktapodit'', që ka parashikuar sukses ''la Roja'' Spanjës kundrejt Holandës, që rezultoi në 1-0)./ /i.p/
KOMENTE