Spanjë - Një Turmë E Madhe Njerëzish Pret Kampionët Në Qendër Të Madridit
MADRID, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Autobusi i hapur i kombëtares kampione të botës u zhyt rreth orës 20:00 në turmën e ngjyrosur me të kuqe që priste e paduruar heronjtë e Spanjës në qendër të Madridit, në sheshin Moncloa.
Në qytet, rrugët që do të përshkojë autobusi janë mbushur me njerëz dhe janë ngjyrosur me të kuqe dhe ngjyrën e artë të flamurit kombëtar. Televizioni shtetëror flet për më shumë se një milionë persona në pritje të kampionëve të botës në qendër të Madridit.
Në katin e dytë të autobusit, futbollistët festojnë duke përshëndetur tifozët dhe duke pirë birrë, dhe me sa duket edhe koktej. Sipas televizionit Rtve, festa që ka nisur në qytet është shumë më e madhe se ajo e dy viteve më parë, kur ekipi u kthye në shtëpi me kupën e Evropës.
/e.v/