Sport-Botëror/ Europianët Dominojnë Formacionin Më Të Mirë Të Botërorit
TIRANË, 12 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ . - Pas përfundimit të kompeticionit më të madh futbollistik në botë "Afrika e Jugut 2010", me njëhërë janë listuar 11-të yjet që kanë shkëlqyer më shumë.
Formacioni më i mirë i botërorit përbëhet me një skemë 4-1-3-2, ku pjesën kryesore të formacionit më të mirë e zë Gjermania me katër lojtarë, më pas renditen dy finalistët e botërorit Spanja dhe Holanda me nga 3 përfaqësues dhe përfaqësuesi i vetëm nga Amerika Latine është nga Uruguaj.
Përveçse fituesja doli europiane edhe në formacionin më të mirë të botërorit dominojnë europianët. Ndërsa yjet që shkëlqyen në kampionatet respektive në sezonin që sapo u mbyll si, Mesi, Ronaldo, Runi, Torres, Kaka, Riberi, u shuan pa lënë asnjë një gjurmë në qiellin afrikan.
Ja 11-të yjet që shkëlqyen në Afrikë: Në portë Kasijas, Mbrojtja: Van Brokost, Pike, Lahm, Fridrish, Mesfusha: Myler, Shnaider, Shavnshtaiger, De Jong. Sulm: David Villa, Diego Forlan. /a.ke/