Sport-Botëror/ Fifa Shpërndan Çmimet E Botërorit 2010
TIRANË, 12 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/.- Pas finales së Kupës së Botës, Spanjë - Holandë 1-0, FIFA ka dhënë edhe çmimet për lojtarët më të mirë të botërorit.
Diego Forlan, sulmuesi i Uruguajit, është zgjedhur futbollisti më i mirë i botërorit. Ai ka rezultuar më i votuari nga 23,4% e gazetarëve të akredituar në Afrikën e Jugut. Forlan ka lënë pas me 21,8% holandezin e Uesley Sneijder. Vendin e tretë e mban spanjollin David Villa 16,9%.
Spanja, kampione e botës, ka fituar edhe çmimin "Fair Play" të dhënë nga FIFA. Ndërsa portieri i saj, Iker Casillas, është numri një në botë.
Ndërkohë, sulmuesi gjerman Tomas Myler ka fituar dy çmime në këtë botëror. I pari është "Lojtari më i mirë i ri" dhe i dyti është "Këpuca e Artë". Megjithëse ka shënuar 5 gola sa David Villa i Spanjës, Forlan i Uruguajit, dhe Sneijder i Holandës, Myler ka fituar çmimin prestigjoz pasi ka dhënë më shumë asiste se të tjerët. /a.ke/