Sport-Merkato/ Vllaznia Me Përfocime Të Shumta Në Merkaton Verore
TIRANË, 12 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ . - Vllaznia mendon rikthimin në skuadër të dyshes së sulmit Sukaj - Sinani. Të dy lojtarët ndodhen në Shkodër pranë familjeve të tyre me pushime dhe në ditët në vijim pritet të zbardhet gjithçka.
Pas afrimit të trajnerit të ri, malazezit Radoviç në krye të pankinës shkodrane për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e skuadrës kuqeblu po mendojnë që të kryejnë një merkato cilësore duke afruar emra të njohur dhe mbi të gjitha lojtare shkodrane.
Presidenca e ekipit shkodran është duke ndërtuar një ekip që do të pretendojë në të gjitha frontet për të sjelle në Shkodër trofe. Dy nga emrat e tjerë cilësore që përfliten të afrohen janë sulmuesit e Teutës, beratasi Vangjel Mile dhe Elham Galica. Nga skuadra shkodrane janë larguar dy lojtare cilësore si, mesfushori boshnjak Sead Haxhibuliç që është rikthyer tek ekipi fierak i Apolonisë pas përfundimit të periudhës së huazimit tek Vllaznia. Një tjetër largim cilësor ai është i talentit shkodran, Bekim Bala që shkoi në drejtim të superligës turke tek skudra e Gençbirliji.
Dyshja Sukaj -Sinani, që fitoi trofeun e kupës dy sezone më parë me fanellën e Vllaznisë, shihen si lojtarët e vetëm që mund të rikthejnë edhe njëherë Vllazninë në majat e futbollit shqiptar. /a.ke/