Kampela, 12 Korrik, NOA – Kryeqyteti i Ugandës, Kampela, është tronditur nga sulme me bombë, nga të cilat sipas raportimeve të mediave vendase, kanë mbetur të vrarë mëse 60 persona.
Bëhet me dijeni se shpërthimet kanë ndodhur në një restorant dhe në një klub sporti, ndërsa njerëzit ishin mbledhur atje për të parë ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”.
Mësohet se në mesin e të vrarëve ka edhe të huaj, përfshirë edhe një shtetas amerikan, fakt për të cilin presidenti amerikan Barak Obama bashkë me Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, kanë dënuar njëzëri sulmet e ndodhura në këtë vend afrikan. Ndërkaq, policia e Ugandës ka ngritur dyshimet se autor i këtyre sulmeve mund të jetë grupi somalez Al-Shabab, i cili ka paraqitur mbështetje ndaj Al-Kaidës. Ky grup kishte kërcënuar me sulme në Ugandë dhe në Burundi, sepse që të dyja këto dy vende kanë dërguar ushtarë në misionin paqësor në Somali, në kuadër të forcës paqeruajtëse të Unionit Afrikan.
n.e/nOA