English

Ugandë - Të Paktën 64 Të Vdekur Nga Një Atentat I Dyfishtë

KAMPALA, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Një atentat i dyfishtë në Kampala që goditi dy restorante dje në mbrëmje shkaktoi të paktën 64 të vdekur dhe 65 të plagosur, njoftoi sot një zëdhënës i policisë ugandeze. "Të paktën 64 persona humbën jetën dhe 65 të tjerë u plagosën nga dy atentate në dy restorante në Kampala. Kombësitë e viktimave nuk dihen ende'', deklaroi Judith Nabakooba. Dy bomba shpërthyen në një restorant etiopian në jug të kryeqytetit ugandez dhe në një klub regbie në lindje të qytetit ku në secilin kishte njerëz që ishin mbledhur për të parë finalen e Kampinatit Botëror të Futbollit, Spanjë-Holandë. ''Një shtetas amerikan bënte pjesë tek të vrarët'', theksoi ambasada amerikane në Kampala. Shefi i policisë ugandeze, Kale Kayihura e lidhi këtë atentat të dyfishtë me kërcënimet e fundit të rebelëve islamikë Shebab në Somali./ /ec/ a.jor.
KOMENTE