English

Vidhnin materiale të ndryshme dhe i shisnin, arrestohen dy të rinj

Tiranë, 12 korrik, NOA – Të rinjtë kontingjent i vjedhjeve të ndryshme janë shtuar ndjeshëm në qytetet tona.

Me akuzën e vjedhjes kanë rënë dje në prangat e policisë dy të rinj në Tiranë.

19 vjeçari Zef Ndue Nikolli dhe 23 vjeçari Shpend Feta Bega janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia e qarkut të Tiranës.

Dy të rinjtë Zef Nikolli i lindur në Mirditë dhe Shpend Bega i lindur në Mat, që të dy banues në fshatin Linzë të Tiranës, u arrestuan pasi kshin vjedhur në magazinën e një kompanie private.

Sikundër policia thekson të dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri – tjetrin në kohë të ndryshme, pikërisht në zonën ku edhe banonin, Linzë kanë vjedhur materiale me vlera të konsiderueshme në një magazinë private.

Kanë qenë oficerët e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, që i zunë në flagrancë dy të rinjtë.

Ndërkaq, policia sekuestroi një automjet tip “BMV”, me targa TR 3303 S, armë të ftohta tip bajonetë dhe materialet e vjedhura, si lavatriçe, frigorifer, pompa lavazhi, etj...

Policia njofton se pas hetimesh mbi këto vjedhje të ndodhura ndaj kompanisë private, rezultoi se dy të rinjtë, Zef Nikolli dhe Shpend Bega pasi i kryen vjedhjet e lartpërmendura i nxirrnin këto materiale në shitje, nëpër qytete te ndryshme.

Policia po punon tashmë për t’i dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera.

Sipas policisë shumë banesa në Tiranë, dyshohet të jenë vjedhur nga dy të rinjtë në bashkëpunim.

19 vjeçari Zef Nikolli dhe 23 vjeçari Shpend Bega po ndiqen tashmë nga prokuroria e Tiranës.

mit/NOA
KOMENTE