English

Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 12 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Situata e favorshme meteorologjike që ka përfshirë gjirin detar të Vlorës, do të vazhdojë të jetë e tillë edhe gjatë ditës së sotme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Situata e favorshme meteorologjike po shoqërohet edhe me kushte të përshtatshme lundrimi dhe të paktën 20 peshkarexha dalin çdo ditë në gjueti brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE