English

Zqrpp, Numër Jeshil Për Ankesat E Qytetarëve

TIRANE, 12 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ka nisur sot në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) shërbimi i numrit jeshil "Linja Direkte që mundëson komunikim me publikun direkt mbi ankesat apo problemet që ata kanë. Burime nga ZQRPP, bëjnë të ditur se "Linja Direkte" me telefon fiks ++ 355 (0) (4 ) 2403305 dhe celular ++ 355 (0) 67 20 20 234 ka si objektiv, transparencën dhe luftën antikorrupsion. Kjo linjë do të sigurojë mundësinë për publikun në depozitimin e mesazheve dhe ankesave për vonesa dhe shërbime të papërshtatshme, denoncime të praktikave korruptive, duke vendosur komunikim efikas dhe të ndërsjellët me publikun. ZQRPP do të pranojë ankesa dhe mesazhe nga komunikimi me publikun, që përmbajnë subjektin e mesazhit, të ankesës së personit; numrin e telefonit; adresën e-mail, adresën e saktë të banimit. "Linja Direkte" do të jetë një ndihmë edhe për vetë ZQRPP-në për të adresuar dhe evidentuar problemet mundshme të saj./n.m/
KOMENTE