Është tradhtuar nga një telefonatë e cila ka qenë në drejtim të babait të saj. Bëhet fjalë për Anna Chapman, e quajtur “E kuqja”, e cila ishte agjentja më e re e spiunëve rusë të demaskuar në SHBA.
Lajmi është raportuar ditën e sotme nga “The Guardian” në versionin e saj online. Ata bënë të ditur se Anna ishte e shqetësuar për shkak se kishte filluar të dyshonte se roli i saj sekret kishte filluar të zbulohej.
Pre e këtij shqetësimi agjentja ruse e cila ka dhe origjinë britanike edhe pse është përshkruar si mjaft e aftë dhe tepër e guximshme, në një moment kishte pasur nevojën për të bërë një telefonatë babait të saj dhe kjo vetëm për tu qetësuar.
r.b/NOA