English

Astrit Halili Merr Kryesinë E Ps-Së Për Qarkun E Elbasanit

ELBASAN; 13 Korrik /ATSH, Miranda Sadiku/ - Astrit Halili është shpallur të martën në mbrëmje në krye të Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit me 81 vota, kundrejt rivalit të tij, Nriçim Hysa. 371 delegatë ishin të pranishëm në konferencën zgjedhore të PS-së për Qarkun e Elbasanit, të cilët nuk arritën të përzgjidhnin dot një fitues gjatë raundit të parë, të mbajtur ditën e diel. /e.p/
KOMENTE