Athinë, 13 korrik, NOA - Tre shqiptarë të moshës nga 26 deri në 34 vjeç u arrestuan nga policia greke, të dyshuar për një sërë vjedhjesh me armë në disa supermarkete në zonën e Atikës në Athinë.
Sipas policisë greke, objekti i vjedhjeve të kryera kanë qenë 26 supermakete.
Tre personat u kapën në flagrancë, ndërsa në cilësinë e provës materiale policia greke sekuestroi një shumë prej 47 670 mijë eurosh, një automatik kallashnikov, tre pistoleta, tre automjete dhe disa materiale, që grabitësit i përdornin gjatë vjedhjeve.
Hetimet e policisë janë shtrirë më tej për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këto vjedhje apo dhe kryerjen e veprave të tjera penale.
mit/NOA