English

Atsh Dhe Gtz Mundesi Bashkepunimi Dy Palesh

SH - Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, (ATSH), Artur Zheji priti sot në një takim pune, Drejtorin e Programit Ekonomik të Bashkëpunimit Teknik të Gjermanisë në Shqipëri, (GTZ), Erik Ruh- TIRANE, 13 Korrik/ ATSH, Nini Mano/- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, (ATSH), Artur Zheji priti sot në një takim pune, Drejtorin e Programit Ekonomik të Bashkëpunimit Teknik të Gjermanisë në Shqipëri, (GTZ), Erik Ruh, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit dy-palësh. Drejtori i ATSH, Zheji prezantoi punën që bëhet në ATSH, e vetmja agjenci kombëtare e lajmeve në vend, si dhe një seri projektesh që kanë gjetur zbatim gjatë këtij viti për modernizimin e këtij institucioni, si ndryshimet në web-in, zgjerimin e gjeografisë së lajmit jo vetëm nga vendi, por dhe më gjerë, futjen e shërbimit video, rubrikën headline, rubrikën "360 gradë", ku përfshihen dossier dhe reportazhe, duke u kthyer në një Agjenci multimediale. Erik Ruh, i cili prej 6 muajsh drejton në Tiranë programin ekonomik të GTZ, vlerësoi punën e bërë si dhe solii shembuj te projekteve në fusha të tilla si në turizëm, industria teknike, IT, etj. Ruh e njohu drejtorin e ATSH-së, Zheji me fushat dhe aktivitetin e GTZ, që operon prej 22 vitesh në Shqipëri nga viti 1988, kohë kur u vendosën marrëdhëniet e bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani. Erik Ruh siguroi se GTZ do të shikojë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm dhe efektiv me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si i vetmi burim zyrtar i informacionit në vend. Ruh vlerësoi me mjaft interes, që krahas gjuhëve angleze dhe frënge, në ATSH të ofrohet edhe shërbimi në gjuhën gjermane. Kjo sipas tij, do të ndikonte që publiku gjerman të mund të marrë më shumë informacion mbi Shqipërinë dhe veçanërisht, destinacionet e saj turistike, sikurse është Thethi, një model i zhvillimit të turizmit familjar, i krijuar me ndihmën e GTZ-së, që tashmë është pjesë e guidave të 6 operatorëve turistikë gjermanë. Pritet që ky takim të pasohet më të tjera me përfaqësues të ambasadës gjermane dhe të GTZ-së, me qëllim që ATSH të shndërrohet në një partner aktiv për promovimin dhe përcjelljen e projekteve konkrete që qeveria gjermane përmes GTZ-së, po zbaton në Shqipëri./n.m/
KOMENTE