English

Bëjnë sherr me policin rrugor, prangosen 3 persona

Lushnjë, 13 Korrik, NOA – Kanë kundërshtuar me dhunë një polic rrugor, ndërsa nuk e kanë respektuar direktivën e tij gjatë ecjes së tyre me makinë, e mesa duket ky akt u ka kushtuar rëndë tre personave.

Tashmë ata gjenden të prangosur nga forcat policore të Lushnjës, të cilat konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ndalimi i tyre është bërë për shkak të fyerjes së

një punonjësi të Policisë Rrugore ndërsa ushtronte detyrën e tij.

Konkretisht, bëhet me dijeni se ata janë Elton Bishti, 27 vjeç, banues në Tiranë; Mihal Zharkalli, 30 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Theodhoraq Zharkalli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht në segmentin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rreth-rrotullimit të Çermës, ndërsa 3 të ndaluarit ishin duke udhëtuar me mjetin me targë TR 4327 N.

Materialet proceduriale rreth saj do t’i referohen prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE