English

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë

“Dashuria e parë nuk harrohet kurrë”, po makina e parë? Me sa duket as ajo nuk mund të harrohet. Një situatë e tillë dhe shumë e rrallë në llojin e saj është historia e Mike Harrison. Zotëria 74 vjeçar nga Britania e Madhe, është faktikisht pronari i Bently Coupe të vitit 1931, makina e tij e parë.

Një veturë e cila është e një kohe tjetër dhe i përket viteve 1956, ku atëherë mund ta blije për 150 Sterline. Një autoveturë e cila me kalimin e viteve rezultoi e shkëlqyer. Kjo makinë e cila aktualisht është në duart e të moshuarit është një “pjesë” e rrallë historike për sa i përket asaj automobilistike në Britani.

Vlera e tanishëm? Të paktën 250.000 euro, megjithatë mund të rrini të qetë pasi Mike ka bërë të ditur se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga makina e tij besnike.

Siç ka pohuar dhe vetë Mike, janë të shumta kujtimet që ai ka nga kjo makinë, që nga takimi i parë me gruan e tij aktuale, tashmë 71 vjeçare e deri tek dy fëmijët, Caroline dhe Ben, respektivisht 46 dhe 42 vjeç.

Me pak fjalë, një histori e vërtetë dashurie midis të moshuarit dhe makinës së tij Bently të 1956.

r.b/NOA

KOMENTE