English

Durrës: Mot I Kthjellët, Kushte Të Mira Lundrimi

DURRËS, 13 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i kthjellët dhe kushtet e mira detare do të shoqërojnë sot situatën meteorologjike në rajonin e Durrësit. Burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit bënë të ditur për ATSH-në se mëngjesin e së martës mjegulla e dendur ka mbuluar zonën detare për ballë Durrësit, por gjithcka pritet të normalizohet brenda pak minutash, duke i hapur rrugë procesit të ankorimit të trageteve që po mbërrijnë nga porti i Barit. Gjatë ditës pritet të mbërrijnë edhe tragete të tjerë me udhëtarë dhe kamionë, të cilët që nga fillimi i korrikut janë shtuar në grafikët e lundrimit për shkak të sezonit veror. Kushtet mjaft të mira detare kanë nxjerrë mbrëmjen e kaluar në lundrim mbi 30 motopeshkatore, të cilat këto ditë kanë vijuar normalisht gjuetinë nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, u shprehën burimet e kapitenerisë. Pasdite era me forcë 2-3 do të fryjë nga jugperëndimi pa shkaktuar vështirësi në përpunimin e anijeve me mallra në kalatat e portit, ndërsa sipas parashikimeve sinoptike nuk priten ndryshime të dukshme të kushteve të motit gjatë 24 orëve të ardhshme./s.s./
KOMENTE