English

Ekon - Greqia E Kënaqur Nga Projekti I Bonove Të Thesarit

ATHINË, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu shrehu sot kënaqësinë e tij për suksesin e arritur nga Greqia me një kërkesë të fortë me 1 625 miliardë euro nga bonot e thesarit në gjashtë muaj, për kthimin e saj në tregje pas shpëtimit financiar. "Ky projekt është përmbushur me sukses, me një normë interesi prej 4,65 për qind, më i ulët se ai i pranuar në kuadër të mekanizmit mbështetës nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar'', deklaroi Papakonstantinu në një konferencë shtypi në Bruksel, teksti i të cilit u bë publik në Athinë. "Të paktën 10 banka morën pjesë në këtë projekt, gjë që nuk është e zakonshme për këto lloj projektesh (...) dhe ne jemi të kënaqur për këtë mbulim të mirë dhe mikëpritje'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE