Ekon - Greqia Ul 46 Për Qind Deficitin Buxhetor
ATHINË, 12 korrik /ATSH-MIA/ - Deficiti buxhetor i Greqisë në gjysmën e parë të këtij viti është zvogëluar 46 për qind duke arritur në 9,65 miliardë euro, njoftoi sot Ministria greke e Financave.
Rënia e deficitit ishte më i madh nga planifikimi, që ishte 39,5 për qind.
''Qeveria ka arritur t'i zvogëlojë shpenzimet në raport me gjysmën e parë të vitit me 12,8 për qind duke zvogëluar financat publike, vlera e së cilave ka rënë 40 për qind, thënë ndryshe në 3,7 miliardë euro'', theksoi Ministria e Financave.
Në marrëveshjen e muajit maj me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, Greqia premtoi se sivjet do të zvogëlojë deficitin e financave publike në 8,1 për qind të Pprodhimit të Brendshëm Bruto nga 13,6 për qind që ishte vitin e kaluar./
a.jor.