Ekon - Mbi 2,5 Milionë Emigrantë Rumunë Në Vendet Anëtare Të Be-Së
BUKURESHT, 12 korrik /ATSH-MIA/ - Në vendet anëtare të BE-së ka rreth 2,5-2,7 milionë emigrantë rumunë, tregojnë të dhënat nga raporti i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Në vitin 2008 rreth 61,400 rumunë kanë emigruar në vendet e BE-së në bazë të marrëveshjeve të përkohshme për punë, çka përbën 11 për qind më shumë se në vitin 2007.
Në vitin 2008 shumica e emigrantëve rumun kanë shkuar në Gjermani dhe Spanjë.
Sipas statistikave, në Itali, në vitin 2008 ka patur 796 000 emigrantë rumunë, që është dyfish më shumë se në vitin 2006.
Ky numër i shndërron rumunët në komunitetin më të madh të huaj në Itali.
Edhe në Spanjë numri i emigrantëve rumunë të regjistruar zyrtarisht vazhdon të rritet, duke arritur 797 000 persona janarin e vitit të kaluar, që është nëntë për qind më shumë se në vitin 2008 dhe 50 për qind më shumë se në vitin 2007.
Remitancat rumune arritën nivelin e tyre më të lartë në vitin 2008 (9,4 miliard dollarë), ndërkohë që vitin e kaluar ato u pakësuan në mënyrë drastike./
a.jor.