Francë - Sarkozy Pret Kreun E Diplomacisë Saudite Saoud Al-Fayçal
PARIS, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të presë sot në mbrëmje ministrin saudit të Punëve të Jashtme, princin Saoud al-Fayçal, për bisedime mbi situatën ndërkombëtare, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi sot Elize.
Princi Saoud al-Fayçal mbërriti në Paris dhe do të përuronte në ekspozitën "Rrugët e Arabisë, arkeologjia dhe historia e Mbretërisë Arabisë Saudite" në muzeun e Luvrit.
Shefi i diplomacisë saudite zhvilloi sot një takim me homologun e tij francez, Bernard Kouchner.
Sipas Ministrisë së Jashtme, dy ministrat prekën tema si situata në Lindjen e Mesme, Libanin, Iranin dhe Afganistanin dhe u theksua me këtë rast "rëndësia" që komuniteti ndërkombëtar të "rishtojë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon"./
/i.p/