English

Francë - Votohet Sot Për Ligjin Që Ndalon Mbulesën E Plotë Islame Në Ambientet Publike

PARIS, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Asambleja kombëtare franceze do të votojë pasditen e sotme projektligjin që parashikon ndalimin e veshjes së mbulesës së plotë islamike (burka) në të gjithë territorin francez. Veç surprizave të momentit të fundit, projektligji pritet të aprovohet duke parë shumicën e fortë të deputetëve që e mbështesin. Vetëm të gjelbrit kanë deklaruar se do të votojnë kundër. Ndërsa socialistët dhe komunistët kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në votim. Franca, që numëron komunitetin më të madh mysliman në Evropë (ndërmjet 5 dhe 6 milionë), synon ndalimin e plotë të burkës dhe niqabit (një tjetër mbulesë e ngjashme me të parën) në të gjitha hapësirat publike, përfshi rrugët dhe sheshet. /e.v/
KOMENTE