Francë - Woerth Jep Dorëheqjen Nga Posti I Sekretarit Të Thesarit Të 'Ump'
PARIS, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri francez i Punës, Eric Woerth, i cili është gjendur për disa kohë në qendër të një vale akuzash mbi konflikte interesash, njoftoi sot gjatë një konference për shtyp dorëheqjen nga funksionet e sekretarit të thesarit të partisë presidenciale 'UMP', të cilin e mbante deri kohët e fundit në të njëjtën kohë me funksionet qeveritare./
/i.p/