Romë, 13 Korrik, NOA/ Eglantina Nasi – Edhe pse kanë kaluar mëse 40 vjet, Inger Nilsson ende është një zonjë e bukur, si atëherë kur luante vajzën çapkëne në rolin e Pipi Çorapegjatës.
Ende ajo nuk i ka humbur, edhe në moshën ekzistuese, sytë e gjallë dhe shprehjet që e kanë bërë të famshëm kur ishte fëmijë.
Nilsson, në një intervistë për DeaKids para fëmijëve, ka treguar të gjitha sekretet që e bënë ta famshme gjatë luajtjes së filmit “Pipi Çorapegjata”.
“Pasi luajtëm një film aq të bukur, unë me Tomin dhe Anikën, u bëmë vërtet shokë të ngushtë me njëri-tjetrin”, tregon ajo, duke pohuar se me ta ka kaluar shumë herë edhe pushimet.
Më pas, tregoi sesi ka mbetur gjatë në kontakt me shkrimtarin Astrid Lindgren, i cili ishte autor i veprës së madhe që më pas u vu në skenë.
“Bota e Vimmerby, vendlindjes e shkrimtarit ishte krejt e veçantë. Kemi qëndruar në kontakt gjatë viteve, deri në vdekjen e tij. Më kujtohet kur ai erdhi për të na vizituar dhe që aty e kuptova se ne do të kishim një marrëdhënie të madhe mes nesh”, tregoi ajo me nostalgji.
Heroina e përjetshme me flokët ngjyrë portokalli, e cila vazhdon të çudisë dhe magjepsë edhe sot si atëherë tregoi para fëmijëve sesi “Pipi na mësoi që të jemi të pavarur, ky ishte një tipar i fortë i saj".
n.e/NOA