Irak - Të Paktën 6 Viktima Dhe 12 Të Plagosur Nga Atentatet Në Vend
BAKUBA, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën gjashtë persona mbetën të vdekur dhe 12 mbetën të plagosur sot në atentatet e ndodhur në Irak, ndërkohë që një u krye gjatë një manifestimi kundër sulmeve antishiite në veri të Bagdadit, njoftuan burime të afërta të shërbimeve të sigurisë.
Dhjetëra persona ishin mbledhur në Khales, rreth 65 kilometra në verilindje të Bagdadit, për të kërkuar drejtësi për të dënuar ashpër shumë persona të arrestuar pas atentateve kundër komunitetit shiit të qytetit, njoftoi për AFP komanda e operacioneve në provincën Diyala.
Manifestimet çuna në një ndalim të plotë të qarkullimit të automjeteve në simbolizim të viktimave të atentateve me autobombë në qytet, ku kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur shtatë të tjerë, sipas këtij burimi.
Khales ka qenë skena e muajve të fundit i dy atentateve jashtëzakonisht të përgjakshëm.
Në maj, shpërthimi i një autobombe në një treg shkaktoi të paktën 30 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur./
/i.p/