English

Itali - "Ndrageta" - Autoritetet Kanë Lëshuar Gjithsej 304 Mandate Arresti

ROMË, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Gjithsej janë 304 mandatet e arresteve që janë lëshuar nga autoritetet e drejtësisë në Milano dhe Rexho Kalabria, në kuadër të operacionit masiv kundër organizatës mafioze "Ndrageta". Ndër to, 248 mandate janë lëshuar nga karabinierët, 53 nga policia e shtetit dhe 3 nga "DIA" (Drejtoria Investigative Antimafia). Ndër të arrestuarit rezulton edhe drejtori i Agjencisë Sanitare Lokale të Pavias, Carlo Antonio Chiriaco, i cili akuzohet për veprimtari mafioze dhe korrupsion. Në hetim janë përfshirë edhe këshilltari komunal i Pavias, Pietro Trivi, i cili dyshohet për korrupsion elektoral dhe ish-këshilltari provincial i Milanos, Antonio Oliviero, i cili dyshohet për korrupsion. Ndër të hetuarit rezultojnë edhe katër karabinierë të provincës Rho të Milanos. /e.v/
KOMENTE