English

Itali - Një Operacion Masiv Kundër "Ndragetës" Sjell Në Arrestimin E 300 Personave

ROMË, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Një operacion masiv i karabinierëve dhe policisë së shtetit kundër organizatës mafioze "Ndrageta" ka sjellë në arrestimin e më shumë se 300 personave në disa pjesë të Italisë, njoftuan burime nga hetuesia të cilat shpjegojnë se ky është operacioni më i madh i këtij lloji në vitet e fundit. Në operacionin e nisur në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar 3000 njësi të karabinierëve dhe të policisë së shtetit. Arrestimet po kryen në Kalabri dhe në disa lokalitete të tjera të Italisë së jugut. Akuzat variojnë nga organizimi i akteve mafioze në trafikun e armëve dhe drogës, nga vrasjet te zhvatjet dhe të tjera akte të rënda. Hetuesit kalabrezë dhe lombardezë, të cilët pre kohësh po punonin për këtë çështje, kanë hetuar kryesisht infiltrimin e Ndragetës në veri të Italisë, në aktivitetet produktive dhe tregtare, po ashtu në ato politike dhe administrative. Veç arrestimeve, blici i forcave të rendit ka sjellë edhe në sekuestrimin e parave, armëve dhe drogës. /e.v/
KOMENTE