English

Kina shpallet si prodhuesi më i madh i lodrave seksi

Pekin, 13 korrik 2010 NOA - Kina është prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i produkteve për dyqanet e seksit në mbarë botën dhe kjo bazuar në të dhënat doganore kineze.

Bëhet fjalë për 70% të lodrave seksi, të brendshmeve të femrave dhe sende të tjera të këtij lloji të cilat janë shitur në botë nga Kina.

Ky fakt është tepër i çuditshëm pasi vendi është tepër konservator ndaj pornografisë ku DVD dhe revistat e këtij lloji janë të ndaluara. Guangdong dhe Zhejiang janë zonat e fabrikave.

“Rreth 50% e blerësve tanë janë në SHBA dhe 30% nga Evropa”, - thotë Romeo Jiang, menaxher i një kompanie prodhuese.

r.b/NOA

KOMENTE