English

Kinë - Të Paktën 17 Viktima Dhe 44 Të Zhdukur Nga Rrëshkitje Dherash

PEKIN, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Shtatëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 44 të tjerë rezultojnë të zhdukur sot si pasojë e rëshkitjes së dherave të provokuara nga reshjet e dendura të shirave në shuma rajone në jugperëndim të Kinës, sipas autoriteteve lokale dhe media kineze. ''Në provincën Yunnan, një pjesë e një vargmali u shemb dhe ra mbi një shtëpitë e një fshati në afërsi, në komunën Zhaotong, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe rezultojnë të zhdukur 42 të tjerë'', u shpreh për AFP një zyrtar lokal. "Fshati ndodhej në një luginë të rrethuar nga vargmale dhe banorët për pasojë kanë mbetur nën rrënojat e banesave të tyre që cilat u mbuluan nga sasi të mëdha dherash", deklaroi zyrtari, pa bërë publik identitetin e tij. "Shirat e rrëmbyeshëm dhe të dendur shkaktuan rrëshkitje të dherave", shtoi ai. Pesëdhjetë e tre persona gjithashtu janë plagosur, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Në provincën fqinje Siçuan, rrëshkitjet e dherave shkaktuan të paktën 13 të vdekur, dy të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur, shtoi agjencia./ /i.p/
KOMENTE