English

Kosovë - Sejdiu Uron Presidentin Sarkozy Për Ditën Kombëtare Të Francës

PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi sot Presidentit të Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy, një telegram urimi me rastin e 14 Korrikut - Ditës Kombëtare të Republikës Franceze. "Për Francën, 14 korriku nderon historinë e pasur të Republikës Franceze dhe populli i Kosovës ju bashkohen në festën për këtë ditë shumë të rëndësishme për historinë e vendit tuaj", thuhet në urim. Presidenti Sejdiu shpreh falënderimet e thella të të gjithë qytetarëve të Kosovës "për njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Francës ka dhënë dhe po jep për zhvillimin dhe suksesin e vendit tim". "Qytetarët e Kosovës ndihen të bekuar që e kanë Francën një vend mik të vërtetë dhe presim me padurim që marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona të forcohen edhe më tej", theksohet në urimin e Presidentit kosovar drejtuar Presidentit francez./s.s./
KOMENTE