English

Kuvendi:Të Hapur Për Transparencën E Çdo Qindarke Të Shpenzuar

TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Administrata e Kuvendit, në reagim ndaj deklaratës së sotme të deputetes së PS-së, Shega Ligori, ripërsëriti qëndrimin se, është e hapur për transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion. "Kryetari i shoqes Shegushe, njeriu që urren parlamentin, duhet të mësojë se parlamenti, si çdo institucion tjetër, administrohet në bazë të rregullave dhe ligjeve dhe kontrollohet rregullisht nga insitucionet e pavaruara të ngarkuara nga Kushtetuta", thuhet në reagimin zyrtar të Kuvendit. Me tej theksohet se "zë i veçantë i këtyre kontrolleve, jo vetëm gjatë 15 vjetëve që znj. Jozefina Topalli ka qenë deputete, por edhe më parë, kanë qenë dietat e deputetëve. Askush deri më sot nuk ka guxuar të thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për dietat që përfitojnë në mënyrë të ligjshme, ashtu sikurse Kryetari i Kuvendit edhe deputetët socialistë Taulant Balla, Agim Leka, Armando Subashi, Ilir Bejtja, Gjovalin Kadeli, Eltar Deda, Gjok Jaku, Ervin Koçi, Klodiana Spahiu, Vangjel Tavo, Skënder Hasa, Armando Prenga, Astrit Beci, Fatos Tushe e të tjerë". "Dalja e fundit e deputetes Ligori na ngjall vetëm dhimbje dhe solidaritet për një politikane të re dhe grua e cila, nuk e ka veten në dorë dhe nuk guxon të ngrihet kundër këtij keqpërdorimi që po i bëhet nga z. Rama", përfundon reagimi zyrtar i administrates se Kuvendit. /a.s//a.ke/
KOMENTE