English

Lindje E Mesme - Be Dhe Autoriteti Palestinez Kritikojnë Izraelin

BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian dhe Autoritetit Palestinez dënuan sot prishjen nga shteti hebre të disa ndërtesave palestineze në Jerusalemin Lindor dhe për autorizimet e reja për ndërtimet të tjera izraelite kolonizuese, që i konsiderojnë si një pengesë për paqen. "Duhet të shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në Jerusalemin Lindor", deklaroi në Bruksel presidenti i ekzekutivit evropian, Jose Manuel Barroso, gjatë një konference për shtyp që mbajti së bashku me kryeministrin e Autoriteti Palestinez, Salam Fayyad. "Bëhet fjalë për iniciativa që nuk janë frytdhënëse. Kolonizimi izraelit dhe shkatërrimi i banesave të palestinezëve janë të paligjshme, dhe bien në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare, rrjedhimisht përbëjnë një pengesë për paqen dhe kërcënojnë të bëjnë të pamundur një zgjidhje paqësore me dy shtete", theksoi ai. Fayyad gjithashtu kritikoi vendimet e fundit, sipas tij ''në kundërshtim me nevojat e një koncepti të besueshëm të zgjidhjes me dy shtete", ai palestinez që përfshin Cisjordaninë dhe Rripin e Gazës dhe tjetri, ai izraelit./ /i.p/
KOMENTE